Sot, anëtaret e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës zhvilluan një takim pune me përfaqësuesit e OSCE Mission in Kosovo, ku u diskutua dhe u planifikua kalendari i aktiviteteve të përbashkëta për periudhën në vijim. Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në fushat e fuqizimit të grave, ngritjes së kapaciteteve profesionale, promovimit të barazisë gjinore dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta me interes për anëtaret e shoqatës. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizimin e iniciativave që kontribuojnë në avancimin e rolit të grave në sektorin korrektues.






