Takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të KosovësSot, më 18 qershor 2026, Shoqata e Grave e Shërbimit Korrektues të Kosovës zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të SHKK-së, z. Ismail Dibrani, në ambientet e Drejtorisë Qendrore në Prishtinë.Gjatë takimit u diskutua për funksionimin dhe aktivitetet e Shoqatës, sfidat aktuale me të cilat përballen gratë në Shërbimin Korrektues, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dhe planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta për periudhën në vijim.Një fokus i veçantë iu kushtua bashkëpunimit me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për realizimin e trajnimeve profesionale, përfshirë identifikimin e llojeve të reja të drogave ilegale dhe sesioneve për fuqizimin psikologjik të grave në SHKK.Shoqata e Grave falënderon Drejtorin e Përgjithshëm për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në forcimin e rolit të grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Së bashku mbetemi të përkushtuar për zhvillimin profesional, bashkëpunimin institucional dhe fuqizimin e grave në sistemin korrektues.





