TAKIM BASHKËPUNIMI DHE MBËSHTETJE PËR ANËTARET E SHGSHKK-së

Më datë 30.10.2026, kryetarja e SHGSHKK-së, znj. Valdete Ilazi, zhvilloi një takim me drejtorin rajonal të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, z. Osman Hajdari.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale për anëtaret e SHGSHKK-së, me theks të veçantë në ofrimin e përkrahjes dhe kujdesit shëndetësor, si dhe në krijimin e mundësive për lehtësimin e qasjes në shërbimet shëndetësore.

Gjatë takimit u diskutuan nevojat dhe interesat e anëtareve tona, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të mirëqenies dhe mbështetjes së grave që kontribuojnë çdo ditë në institucionet tona.

Kryetarja e SHGSHKK-së, znj. Valdete Ilazi, vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke theksuar se një nga prioritetet e vazhdueshme të shoqatës është përfaqësimi i denjë i anëtareve, adresimi i kërkesave dhe nevojave të tyre, si dhe krijimi i mundësive konkrete për mbështetje në fusha të ndryshme.

SHGSHKK shpreh falënderim dhe mirënjohje për drejtorin rajonal, z. Osman Hajdari, për pritjen, gatishmërinë dhe vullnetin e treguar për bashkëpunim dhe përkrahje.

Besojmë se ky takim do të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe realizimit të iniciativave të përbashkëta në të mirë të anëtareve tona.

SHGSHKK vazhdon të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe vendosmëri për të qenë zë i fuqishëm i anëtareve të saj, sepse mirëqenia, dinjiteti dhe mbështetja e tyre janë prioriteti ynë!

Komente:

Artikuj të ngjashëm