Anëtaret e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues morën pjesë në aktivitetin me temë “Gratë, Paqja dhe Siguria”, organizuar nga Instituti për Siguri dhe Qëndrueshmëri PREVENT në bashkëpunim me JAHJAGA Foundation.Gjatë këtij aktiviteti u diskutua mbi rolin e grave në siguri, paqe dhe vendimmarrje, si dhe rëndësia e fuqizimit të grave në institucionet e sigurisë dhe në shoqëri.Ky aktivitet ofroi mundësi për shkëmbim përvojash, ide dhe bashkëpunim ndërinstitucional në avancimin e rolit të gruas në proceset e sigurisë dhe paqes.





