Më 16 tetor 2026, kryetarja e SHGSHKK-së, znj. Valdete Ilazi, zhvilloi takime me anëtarët e Shoqatës në Qendrën Korrektuese për të Mitur (QKM) Lipjan dhe në Qendrën Korrektuese për Femra (QKF) Lipjan.
Takimet u realizuan në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të kryesisë për të forcuar komunikimin me anëtarësinë, për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të identifikuar nevojat, shqetësimet dhe propozimet e anëtarëve.
Gjatë takimeve u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, koordinimit të aktiviteteve dhe ndërtimit të një komunikimi të hapur e konstruktiv, që kontribuon në rritjen e besimit, transparencës dhe efektivitetit të përfaqësimit të anëtarësisë.
Kryetarja, znj. Valdete Ilazi, theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me anëtarët mbetet një nga prioritetet e SHGSHKK-së, duke nënvizuar rëndësinë e dëgjimit aktiv, komunikimit të rregullt dhe angazhimit konkret për adresimin e çështjeve të ngritura.
SHGSHKK mbetet e përkushtuar në vazhdimin e takimeve me anëtarësinë në të gjitha institucionet përkatëse, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit, rritjes së pjesëmarrjes aktive dhe sigurimit të një përfaqësimi sa më gjithëpërfshirës e profesional.
Këto takime dëshmojnë përkushtimin e Shoqatës për të qenë pranë anëtarëve, për të dëgjuar zërin e tyre dhe për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm, të bazuar në besim, përgjegjësi dhe objektiva të përbashkëta.






