Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për fuqizimin e bashkëpunimit dhe përfaqësimin e interesave të anëtareve, kryetarja e SHGSHKK-së, znj. Valdete Ilazi, zhvilloi takime me anëtaret e QP Prishtinë, QP Gjilan dhe Drejtorisë Qendrore.
Gjatë takimeve u diskutuan nga afër kërkesat, shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen anëtaret në përditshmërinë e tyre profesionale, si dhe çështjet që kërkojnë vëmendje, përmirësim dhe angazhim të përbashkët.
Këto takime shërbyen si mundësi për shkëmbimin e mendimeve, paraqitjen e propozimeve dhe identifikimin e çështjeve që mund të kontribuojnë në avancimin e pozitës së anëtareve dhe në forcimin e rolit të shoqatës.
Kryetarja, znj. Valdete Ilazi, ritheksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë, bashkëpunimit dhe përfshirjes aktive të çdo anëtareje, duke theksuar se shqetësimet dhe kërkesat e tyre janë pjesë e rëndësishme e angazhimit të SHGSHKK-së.
SHGSHKK mbetet e përkushtuar të jetë pranë anëtareve, të dëgjojë zërin e tyre dhe të punojë me përgjegjësi për adresimin e çështjeve të ngritura, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke promovuar një mjedis profesional të bazuar në respekt, barazi dhe mirëkuptim.
Së bashku, me përkushtim dhe bashkëpunim, për një shoqatë më të fuqishme dhe përfaqësim sa më të mirë të çdo anëtare.







