Vazhdon fushata e vetëdijesimit për kancerin e gjirit – SHGShKK në QP Prishtinë

Në vazhdën e aktiviteteve vetëdijesuese të organizuara gjatë muajit tetor, në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGShKK) ka zhvilluar sot aktivitetin e radhës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë (QP Prishtinë).

Ky aktivitet kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të gjirit, kontrolleve të rregullta mjekësore dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes. Përmes informimit dhe mesazheve vetëdijesuese, u theksua rëndësia e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin dhe e marrjes së masave parandaluese, duke inkurajuar gratë që t’i kushtojnë më shumë vëmendje mirëqenies së tyre shëndetësore.

Kanceri i gjirit mbetet një ndër sfidat e rëndësishme shëndetësore për gratë, ndërsa zbulimi i hershëm mund të ndikojë ndjeshëm në mundësitë e trajtimit dhe suksesin e tij. Prandaj, informimi, vetëdijesimi dhe kontrollet e rregullta janë hapa të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit.

SHGShKK do të vazhdojë me përkushtim aktivitetet vetëdijesuese në institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke promovuar kujdesin për shëndetin, solidaritetin dhe mbështetjen e grave.

Sepse shëndeti ka rëndësi, parandalimi është kujdes dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë!

Komente:

Artikuj të ngjashëm