Kryesia e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGShKK) ka zhvilluar takime me anëtaret e shoqatës në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
Takimet kishin për qëllim njohjen nga afër me anëtaret, dëgjimin e kërkesave dhe shqetësimeve të tyre, si dhe diskutimin mbi aktivitetet e planifikuara në vazhdim.







