Sot, Kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGShKK) zhvilloi takime me anëtaret e Shoqatës në Qendrën e Paraburgimit në Pejë dhe në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte njohja nga afër me anëtaret, dëgjimi i kërkesave, shqetësimeve dhe ankesave të tyre, si dhe diskutimi i çështjeve me të cilat ato përballen në vendin e punës.
Takimet shërbyen si një mundësi e mirë për bashkëbisedim të drejtpërdrejtë, shkëmbim të mendimeve dhe adresim të nevojave dhe çështjeve të ngritura nga anëtaret.
SHGShKK mbetet e përkushtuar të jetë pranë anëtareve të saj dhe të punojë në funksion të përfaqësimit, mbështetjes dhe adresimit të çështjeve të tyre.






