Sot, Kryesia e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues. Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar disa tema me rëndësi, të cilat lidhen drejtpërdrejt me fuqizimin e gruas në Shërbimin Korrektues të Kosovës, avancimin e rolit të saj profesional, si dhe përmirësimin e kushteve dhe mundësive për zhvillim të barabartë.
Anëtarët e Bordit kanë shkëmbyer mendime dhe propozime konkrete lidhur me aktivitetet e ardhshme të shoqatës, bashkëpunimin institucional dhe nisma të tjera që synojnë rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në kuadër të SHKK-së.

Today, the Presidency of the Association of Women of the Kosovo Correctional Service held the regular meeting of the Managing Board. During this meeting, several important topics were discussed, directly related to the empowerment of women within the Kosovo Correctional Service, the advancement of their professional role, as well as the improvement of conditions and opportunities for equal development.
The members of the Board exchanged views and presented concrete proposals regarding the Association’s future activities, institutional cooperation, and other initiatives aimed at increasing women’s participation and representation within the Kosovo Correctional Service.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar certifikimi i 15 zyrtarëve korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për Ndihmën e Parë. Trajnimi është

Lexo më shumë »

Sot, kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, së bashku me anëtaret e saj, ishte e ftuar në një takim nga përfaqësueset

Lexo më shumë »

Të nderuara anëtare,bashkëpunëtorë dhe miq të SHGSHKK-së,Në prag të ndërrimit të viteve, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për përkushtimin, punën dhe mbështetjen

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë