Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës shënon 25 vjetorin e Rezolutës 1325 me forum për gratë dhe sigurinë

Prishtinë, 11 nëntor 2025 – Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShGShKK), në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, organizoi sot në Hotel Emerald forumin me temën:

“Nga Rezoluta në Veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Ky forum shënoi 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke ofruar një platformë për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e grave në sektorin e sigurisë, si dhe për të diskutuar strategjitë e ardhshme të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS) në Kosovë.

Në hapje të forumit morën pjesë:

• Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu

• Shefi i Misionit EULEX, z. Giovanni Pietro Barbano

• Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha

• Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani

Panelistet e forumit diskutuan mbi:

• Barazinë gjinore dhe lidershipin e përgjegjshëm në polici dhe ShKK

• Rolin e shoqatave të grave në mbështetje të avancimit të grave në sektorin e sigurisë

• Zhvillimin e karrierës së grave nga niveli operativ deri në atë vendimmarrës

Në mesin e panelistëve ishin: znj.Hasa Gucati, znj.Ardita Blakaj, znj.Mirdada Mehmetaj, kolonel Aferdita Mikullovci, kolonel Florie Hajra, kolonel Ahmet Nuredini, major Tahire Haxholli, major Luljeta Limani, ndërsa znj. Velime Brestovci, Koordinatorja e Shoqatës, mbajti fjalën përmbyllëse.

Ky aktivitet nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimin për fuqizimin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e 25 viteve të fundit.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mbajtur seminarin “Edukimi Medial – Fake News”, i organizuar nga prof. Ergin Gashi nga OJQ “Education

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShGShK) ka nisur sot punimet dy-ditore për rishikimin e Strategjisë Zhvillimore dhe hartimin e Planit të Veprimit

Lexo më shumë »

Kryesia e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, së bashku me të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues, kanë marrë pjesë në finalizimin e

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës pati nderin të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në kuadër

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë