Sot, Shoqata e Grave e Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan arritjet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti, sfidat me të cilat është përballur shoqata, si dhe planifikimet për periudhën në vijim.
Anëtaret e bordit prezantuan raportet përkatëse nga aktivitetet e realizuara, duke përfshirë trajnime të brendshme, bashkëpunimet me organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, si dhe angazhimin në projekte që synojnë fuqizimin e grave brenda sistemit korrektues.
Gjithashtu, në mbledhje u diskutua edhe për takimet që do të mbahen në të ardhmen me përfaqësues të institucioneve relevante dhe organizatave partnere, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimeve dhe avancimit të pozitës së grave në shërbimin korrektues.
Shoqata mbetet e përkushtuar që përmes veprimtarive të saj të kontribuojë në zhvillimin profesional dhe përfaqësimin dinjitoz të grave në këtë fushë të rëndësishme.

Today, the Women Association of the Kosovo Correctional Service held its regular meeting of the Board of Directors.
During this meeting, the achievements of the first half of the year were discussed, as well as the challenges the association has faced and the plans for the upcoming period.
Board members presented their respective reports on the activities carried out, including internal trainings, collaborations with other local and international organizations, and involvement in projects aimed at empowering women within the correctional system.
Additionally, the meeting addressed upcoming engagements with representatives of relevant institutions and partner organizations, with the goal of expanding cooperation and advancing the position of women in the correctional service.
The association remains committed to contributing to the professional development and dignified representation of women in this important field through its activities.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mbajtur seminarin “Edukimi Medial – Fake News”, i organizuar nga prof. Ergin Gashi nga OJQ “Education

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShGShK) ka nisur sot punimet dy-ditore për rishikimin e Strategjisë Zhvillimore dhe hartimin e Planit të Veprimit

Lexo më shumë »

Kryesia e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, së bashku me të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues, kanë marrë pjesë në finalizimin e

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës pati nderin të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në kuadër

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë