Shoqata e Gruas e Shërbimit Korrektues të Kosovës pjesë e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të SHKK-së

Kryetarja e Shoqatës së Gruas të Shërbimit Korrektues të Kosovës, znj. Valdete Ilazi, së bashku me anëtaret e Shoqatës, më datë 23.11.2026, morën pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ky përvjetor përfaqëson një moment të rëndësishëm historik dhe institucional, duke shënuar 27 vite punë, përkushtim, përgjegjësi dhe sfida në shërbim të sigurisë, drejtësisë dhe zbatimit të ligjit. Është një rast i veçantë për të nderuar kontributin e të gjithë punonjësve, të cilët ndër vite, me profesionalizëm dhe përkushtim, kanë dhënë një kontribut të çmuar në funksionimin dhe zhvillimin e këtij institucioni.

Për Shoqatën e Gruas, pjesëmarrja në këtë ngjarje ka një rëndësi të veçantë, pasi përfaqëson jo vetëm respektin dhe vlerësimin ndaj institucionit ku bëjnë pjesë anëtaret tona, por edhe njohjen e rolit, angazhimit dhe kontributit të grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Gratë në këtë shërbim kanë dëshmuar ndër vite profesionalizëm, përkushtim, guxim dhe përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre, duke qenë pjesë e rëndësishme e zhvillimit dhe avancimit të institucionit. Shoqata e Gruas mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave të anëtareve, fuqizimin e pozitës së gruas, promovimin e barazisë dhe krijimin e mundësive të barabarta për zhvillim profesional.

Në këtë ditë jubilare, shprehim respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në rrugëtimin 27-vjeçar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke uruar që ky institucion të vazhdojë të zhvillohet, të forcohet dhe të arrijë suksese të reja.

Urime 27-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës!

Me respekt, krenari dhe përkushtim, vazhdojmë të jemi pjesë e këtij rrugëtimi institucional.

Komente:

Artikuj të ngjashëm