SHGSHKK zhvillon takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGSHKK), znj. Valdete Ilazi, së bashku me anëtaret e Kryesisë, kanë zhvilluar një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani.

Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e çështjeve me interes për Shoqatën dhe anëtaret e saj, me theks të veçantë në mbështetjen, përfaqësimin dhe avancimin e pozitës së gruas në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Gjatë takimit, kryetarja znj. Valdete Ilazi dhe anëtaret e Kryesisë prezantuan angazhimet, aktivitetet dhe synimet e SHGSHKK-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale në realizimin e objektivave të Shoqatës. Njëkohësisht, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve dhe iniciativave që ndikojnë në zhvillimin profesional, fuqizimin dhe mirëqenien e grave në institucionet korrektuese.

Në këtë frymë, u theksua se bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Shoqatës dhe menaxhmentit të SHKK-së është i rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja, adresimin e nevojave dhe sfidave të anëtareve, si dhe për promovimin e një mjedisi institucional ku vlerësohet kontributi dhe profesionalizmi i secilës grua.

Kryesia e SHGSHKK-së shpreh mirënjohjen për kohën dhe gatishmërinë për bashkëbisedim, duke vlerësuar rëndësinë e mbështetjes dhe komunikimit të hapur institucional.

SHGSHKK do të vazhdojë me përkushtim angazhimin e saj në përfaqësimin e interesave të grave, fuqizimin e rolit të tyre dhe promovimin e barazisë, solidaritetit dhe zhvillimit profesional në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Së bashku për më shumë bashkëpunim, mbështetje dhe fuqizim të gruas në Shërbimin Korrektues të Kosovës!

Komente:

Artikuj të ngjashëm