SHGSHKK ORGANIZON TRYEZË DISKUTIMI PËR VETËDIJESIMIN NDAJ KANCERIT TË GJIRIT NË QENDRËN KORREKTUESE NË DUBRAVË

Sot, në Qendrën Korrektuese në Dubravë, Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGSHKK) organizoi një tryezë diskutimi në kuadër të muajit tetor, i njohur si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, informimi mbi faktorët e rrezikut, si dhe promovimi i kontrolleve të rregullta mjekësore dhe mamografisë.

Përmes këtij aktiviteti u synua të përcillet mesazhi se kujdesi për shëndetin duhet të jetë i vazhdueshëm dhe se kontrollet me kohë janë thelbësore për diagnostikimin dhe trajtimin e suksesshëm të sëmundjes.

SHGSHKK mbetet e përkushtuar në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve që promovojnë shëndetin, mirëqenien dhe fuqizimin e grave, duke kontribuar në krijimin e një kulture të vetëdijesimit dhe kujdesit për shëndetin.

Zbulimi i hershëm shpëton jetë! Kujdesu për veten, kontrollohu me kohë! 🎀

Komente:

Artikuj të ngjashëm