KRYETARJA E SHGSHKK-së, VALDETE ILAZI, ZHVILLON TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUES TË MISIONIT TË OSBE-së NË KOSOVË

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHGSHKK), znj. Valdete Ilazi, ka zhvilluar një takim pune me znj. Shpresa Mulliqi dhe z. Fetah Zejnullahu, nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në mbështetje të grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Një ndër çështjet kryesore të takimit ishte dakordimi për organizimin e trajnimit të radhës me temën “Fuqizimi psikologjik i grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës”, i cili synon të kontribuojë në forcimin e vetëbesimit, qëndrueshmërisë emocionale, mirëqenies psikologjike dhe aftësive për përballimin e sfidave profesionale.

Kryetarja Ilazi vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe shprehu përkushtimin e SHGSHKK-së për të vazhduar me iniciativa konkrete që mbështesin zhvillimin personal e profesional dhe fuqizimin e grave në institucion.

SHGSHKK shpreh mirënjohjen për gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetjen në realizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në avancimin e pozitës së gruas në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Bashkëpunim për më shumë mundësi, mbështetje dhe fuqizim të grave!

Komente:

Artikuj të ngjashëm