Drejtori i SHKK-së takon Shoqatën e Grave të Shërbimit Korrektues

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka zhvilluar një takim me Valdete Ilazi, Kryetare e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe me anëtaret e kësaj shoqate.

Gjatë takimit, Dibrani ka vlerësuar angazhimin e grave dhe rolin e tyre të rëndësishëm në sistemin korrektues. Ai theksoi se kontributi i tyre është i pazëvendësueshëm për funksionimin profesional, të sigurt dhe efikas të institucioneve korrektuese.

Po ashtu, Dibrani ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë për nismat që synojnë fuqizimin dhe avancimin e pozitës së grave në këtë sistem, duke theksuar se përfshirja e tyre aktive në proceset institucionale përfaqëson një vlerë të shtuar për zhvillimin e mëtejmë të shërbimit

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Të nderuara anëtare,bashkëpunëtorë dhe miq të SHGSHKK-së,Në prag të ndërrimit të viteve, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për përkushtimin, punën dhe mbështetjen

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mbajtur seminarin “Edukimi Medial – Fake News”, i organizuar nga prof. Ergin Gashi nga OJQ “Education

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShGShK) ka nisur sot punimet dy-ditore për rishikimin e Strategjisë Zhvillimore dhe hartimin e Planit të Veprimit

Lexo më shumë »

Kryesia e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, së bashku me të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues, kanë marrë pjesë në finalizimin e

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë