Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mbajtur seminarin “Edukimi Medial – Fake News”, i organizuar nga prof. Ergin Gashi nga OJQ “Education +”, në bashkëpunim me Kryetaren e Shoqatës, znj. Valdete Ilazi, në American Corner Prizren.

Trajnimi u udhëhoq nga gazetari dhe trajneri z. Fisnik Minci, i cili ndau përvojën dhe njohuritë e tij mbi identifikimin e lajmeve të rreme, rolin e mediave dhe rëndësinë e mendimit kritik në epokën digjitale.

Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin anëtaret e Shoqatës, të cilat morën njohuri dhe shkathtësi të vlefshme që mund t’i përcjellin më tej tek kolegët dhe personat nën mbikëqyrje, me synim rritjen e vetëdijes dhe informimit të drejtë në shoqëri.

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e grave brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke ofruar mundësi për edukim, zhvillim profesional dhe fuqizim në çdo aspekt të shërbimit.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e American Corner Prizren, duke ofruar një ambient frytdhënës dhe inspirues për edukim digjital dhe mediatik.

The Association of Women of the Kosovo Correctional Service held a seminar titled “Media Education – Fake News”, organized by Prof. Ergin Gashi from the NGO “Education +”, in collaboration with the President of the Association, Ms. Valdete Ilazi, at American Corner Prizren.

The training was led by journalist and trainer Mr. Fisnik Minci, who shared his experience and knowledge on identifying fake news, the role of the media, and the importance of critical thinking in the digital age.

Participants in this activity were members of the Association, who gained valuable knowledge and skills that they can further share with colleagues and individuals under supervision, with the aim of increasing awareness and promoting accurate information in society.

The Association of Women of the Kosovo Correctional Service remains committed to advancing women within the Kosovo Correctional Service, providing opportunities for education, professional development, and empowerment in every aspect of service.

This activity was carried out with the support of American Corner Prizren, providing a productive and inspiring environment for digital and media education.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShGShK) ka nisur sot punimet dy-ditore për rishikimin e Strategjisë Zhvillimore dhe hartimin e Planit të Veprimit

Lexo më shumë »

Kryesia e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, së bashku me të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues, kanë marrë pjesë në finalizimin e

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës pati nderin të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në kuadër

Lexo më shumë »

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 26-vjetorin e themelimitMe rastin e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës u mbajt ceremonia solemne me

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë