Takim zyrtar i ShGShKK me U.D. Ministrin e Drejtësisë

Përfaqësuese të Shoqatës së Gruas në Shërbimin Korrektues të Kosovës u pritën sot në takim nga Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, me rastin e zgjedhjes së znj. Valdete Çollaku Ilazi si Kryetare e re e Shoqatës.

Ministri Sallahu e uroi znj. Çollaku Ilazi për mandatin e saj, duke shprehur mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë për nismat që forcojnë rolin e grave në Shërbimin Korrektues dhe avancojnë barazinë gjinore, profesionalizmin dhe integritetin institucional.

Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit të punës së Shoqatës në fuqizimin e grave të Shërbimit Korrektues, rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, zhvillimin profesional dhe promovimin e një mjedisi të barabartë e gjithëpërfshirës. U vlerësua gjithashtu kontributi i Shoqatës në përfaqësimin ndërkombëtar dhe në nxitjen e bashkëpunimit me partnerë institucionalë.

Shoqata e Gruas në Shërbimin Korrektues të Kosovës falënderon Ministrinë e Drejtësisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe i uron znj. Valdete Çollaku Ilazi suksese në drejtimin e Shoqatës dhe realizimin e objektivave të saj.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Sot, Kryesia e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues. Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar disa

Lexo më shumë »

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar certifikimi i 15 zyrtarëve korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për Ndihmën e Parë. Trajnimi është

Lexo më shumë »

Sot, kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, së bashku me anëtaret e saj, ishte e ftuar në një takim nga përfaqësueset

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë