Prishtinë, 11 nëntor 2025 – Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShGShKK), në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, organizoi sot në Hotel Emerald forumin me temën:
“Nga Rezoluta në Veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.
Ky forum shënoi 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke ofruar një platformë për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e grave në sektorin e sigurisë, si dhe për të diskutuar strategjitë e ardhshme të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS) në Kosovë.
Në hapje të forumit morën pjesë:
• Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu
• Shefi i Misionit EULEX, z. Giovanni Pietro Barbano
• Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha
• Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani
Panelistet e forumit diskutuan mbi:
• Barazinë gjinore dhe lidershipin e përgjegjshëm në polici dhe ShKK
• Rolin e shoqatave të grave në mbështetje të avancimit të grave në sektorin e sigurisë
• Zhvillimin e karrierës së grave nga niveli operativ deri në atë vendimmarrës
Në mesin e panelistëve ishin: znj.Hasa Gucati, znj.Ardita Blakaj, znj.Mirdada Mehmetaj, kolonel Aferdita Mikullovci, kolonel Florie Hajra, kolonel Ahmet Nuredini, major Tahire Haxholli, major Luljeta Limani, ndërsa znj. Velime Brestovci, Koordinatorja e Shoqatës, mbajti fjalën përmbyllëse.
Ky aktivitet nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimin për fuqizimin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e 25 viteve të fundit.














