Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës uron Drejtoreshën Trëndelina Qorraj për prezantimin e suksesshëm në Strasburg

Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës uron Drejtoreshën Trëndelina Qorraj për prezantimin e suksesshëm në Strasburg

Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për znj. Trëndelina Qorraj, Drejtoreshë e Departamentit për Trajtim të Burgosurve dhe të Miturve, për prezantimin e saj të suksesshëm në takimin shumëpalësh të organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg.

Prezantimi me temën “Riintegrimi i Ndjeshëm ndaj Gjinisë: Praktikat më të Mira të Shërbimit Korrektues të Kosovës për Gratë në Burgje” ishte një dëshmi e përkushtimit të saj profesional dhe e punës së vazhdueshme që Shërbimi Korrektues i Kosovës bën në trajtimin dhe fuqizimin e grave të burgosura. Kontributi i znj. Qorraj në këtë forum ndërkombëtar pasqyroi qartë angazhimin institucional për ndërtimin e politikave dhe praktikave të avancuara, të ndjeshme ndaj gjinisë.

Shoqata jonë shpreh krenarinë dhe mbështetjen e plotë për rolin e saj përfaqësues dhe për vendin e rëndësishëm që zë Kosova në dialogun ndërkombëtar për standardet korrektuese. Pjesëmarrja dhe prezantimi i saj në Strasburg janë një arritje e çmuar që kontribuon në forcimin e imazhit profesional të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe të grave që punojnë në këtë sektor.

Urime për suksesin dhe qoftë kjo një nxitje për angazhime edhe më të mëdha në të ardhmen!

The Women’s Association in the Kosovo Correctional Service congratulates Director Trëndelina Qorraj for her successful presentation in Strasbourg

The Women’s Association in the Kosovo Correctional Service extends its warmest congratulations to Ms. Trëndelina Qorraj, Director of the Department for the Treatment of Prisoners and Juveniles, for her successful presentation at the multilateral meeting organized by the Council of Europe in Strasbourg.

Her presentation titled “Gender-Sensitive Reintegration: Best Practices of the Kosovo Correctional Service for Women in Prison” was a testament to her professional dedication and the continuous work carried out by the Kosovo Correctional Service in the treatment and empowerment of incarcerated women. Ms. Qorraj’s contribution at this international forum clearly reflected the institutional commitment to advancing gender-sensitive policies and practices.

Our Association expresses its pride and full support for her representative role and for the important position that Kosovo holds in the international dialogue on correctional standards. Her participation and presentation in Strasbourg are a valuable achievement that contributes to strengthening the professional image of the Kosovo Correctional Service and the women working in this sector.

Congratulations on the success, and may this serve as inspiration for even greater achievements in the future!

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Njoftim

Pas largimit të Kryetares së SHGShKK-së, znj. Hasa Gucati, sot u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme të Shoqatës së Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Me

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë