Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar certifikimi i 15 zyrtarëve korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për Ndihmën e Parë.

Trajnimi është zhvilluar në kuadër të programeve të rregullta të ngritjes profesionale të stafit dhe ka pasur për qëllim forcimin e aftësive për reagim të shpejtë dhe të përgjegjshëm në situata emergjente, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë brenda institucionit.

Ndër të certifikuarit është edhe një zyrtare korrektuese, njëkohësisht anëtare e shoqatës, e cila përfaqëson rolin dhe kontributin e rëndësishëm të gruas në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Përfshirja dhe fuqizimi i grave në trajnime profesionale është dëshmi e përkushtimit institucional për barazi, profesionalizëm dhe ndërtim të një sistemi korrektues më gjithëpërfshirës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të investojë në zhvillimin e kapaciteteve të stafit, duke e njohur dhe vlerësuar gruan si një shtyllë të rëndësishme në garantimin e sigurisë, etikës dhe cilësisë së shërbimit korrektues.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Sot, kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, së bashku me anëtaret e saj, ishte e ftuar në një takim nga përfaqësueset

Lexo më shumë »

Të nderuara anëtare,bashkëpunëtorë dhe miq të SHGSHKK-së,Në prag të ndërrimit të viteve, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për përkushtimin, punën dhe mbështetjen

Lexo më shumë »

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mbajtur seminarin “Edukimi Medial – Fake News”, i organizuar nga prof. Ergin Gashi nga OJQ “Education

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë