Shoqata e Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës pati nderin të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, me temën “Gratë në Uniformë: Forcimi i Mbrojtjes dhe Sigurisë për të Gjithë.”
Kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, znj. Valdete Ilazi, ishte pjesë e panelit me temën “Gratë në Uniformë si Katalizator për Ndryshim.”
Ajo ndau përvojën, sfidat dhe përkushtimin e grave të Shërbimit Korrektues në avancimin e barazisë gjinore, forcimin e sigurisë dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore brenda institucioneve dhe komunitetit.
Po ashtu, anëtarja e Shoqatës dhe Drejtoresha e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, znj. Ardita Blakaj, ndau përvojat e saj profesionale dhe rolin e rëndësishëm që gratë mbajnë në menaxhimin e institucioneve të sigurisë dhe në krijimin e një mjedisi të përgjegjshëm e të sigurt.
Ngjarja mblodhi zyrtare gra nga institucionet dhe shoqatat e mëposhtme:
Policia e Kosovës (PK)
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK)
Shërbimi Sprovues i Kosovës (ShSK)
Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës
Institucioni i Avokatit të Popullit
Inspektorati Policor i Kosovës
dhe institucione të tjera të sigurisë
Kjo pjesëmarrje dëshmoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rolin thelbësor të grave në uniformë në avancimin e sigurisë dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Shoqata e Grave në ShKK mbetet e përkushtuar në fuqizimin e grave profesionale, promovimin e të drejtave të tyre dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore në çdo nivel.

Komente:

Artikuj të ngjashëm

Sot, Kryesia e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues. Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar disa

Lexo më shumë »

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar certifikimi i 15 zyrtarëve korrektues, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për Ndihmën e Parë. Trajnimi është

Lexo më shumë »

Sot, kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, së bashku me anëtaret e saj, ishte e ftuar në një takim nga përfaqësueset

Lexo më shumë »

Postimet e fundit

Kategoritë