Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës mori pjesë në punëtorinë dy-ditore të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes Departamentit për Rend dhe Siguri Publike.
Ky aktivitet kishte për qëllim shqyrtimin e rolit të grave me uniformë dhe në institucione të tjera të sigurisë dhe drejtësisë, për parandalimin e dhunës në familje dhunës,kundër grave dhe femicidit.
Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës theksoi përkushtimin e saj në:
Rritjen e kapaciteteve të grave me uniformë, përmes trajnimeve dhe mbështetjes së vazhdueshme profesionale.
Avokimin për barazi dhe përfaqësimin e grave në pozita udhëheqëse brenda sistemit korrektues dhe institucioneve tjera relevante.
Zhvillimin e programeve të posaçme trajnuese, që synojnë fuqizimin e grave dhe përmirësimin e trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe femicidit.
Pjesëmarësit diskutuan çështje kyçe, përfshirë:
Roli i grave në parandalimin e dhunës dhe mbështetjen për viktimat: U theksua rëndësia e ndjeshmërisë dhe profesionalizmit në trajtimin e viktimave.
Bashkëpunimi ndërsektorial: Nevoja për një qasje të integruar mes institucioneve të sigurisë, drejtësisë, shëndetësisë dhe shoqërisë civile.
Përmirësimi i legjislacionit: Sugjerime konkrete për ndryshime ligjore që synojnë mbrojtjen më të mirë të grave dhe garantimin e llogaridhënies.
Identifikimi i boshllëqeve dhe propozimi i zgjidhjeve: Propozimi i hapave të zbatueshëm për fuqizimin e grave me uniformë në rolet e tyre parandaluese dhe drejtuese.
Ky aktivitet dëshmoi rëndësinë e përfshirjes aktive të grave në strukturat e sigurisë dhe drejtësisë për krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe të barabartë. Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur dhe fuqizuar gratë në trajtimin e këtyre sfidave dhe për të avancuar më tej barazinë gjinore brenda institucioneve të sigurisë.
The Association of Women in the Correctional Service of Kosovo participated in the two-day workshop organized by the OSCE Mission in Kosovo, through the Department for Public Order and Security.
This activity aimed to examine the role of women in uniform and in other security and justice institutions in preventing domestic violence, violence against women, and femicide.
The Association of Women in the Correctional Service of Kosovo emphasized its commitment to:
Enhancing the capacities of women in uniform through training and ongoing professional support.
Advocating for equality and the representation of women in leadership positions within the correctional system and other relevant institutions.
Developing specialized training programs aimed at empowering women and improving the handling of cases involving domestic violence and femicide.
Key issues discussed by participants included:
The role of women in preventing violence and supporting victims: The importance of sensitivity and professionalism in handling victims was highlighted.
Intersectoral cooperation: The need for an integrated approach among security, justice, healthcare institutions, and civil society was emphasized.
Legislative improvements: Concrete suggestions for legal changes to better protect women and ensure accountability.
Identifying gaps and proposing solutions: Practical steps were proposed to strengthen the role of women in uniform in preventive and leadership roles.
This activity demonstrated the importance of the active inclusion of women in security and justice structures to create a safer and more equitable society.
The Association of Women in the Correctional Service of Kosovo remains committed to supporting and empowering women in addressing these challenges and advancing gender equality within security institutions.